Mjekët kanë thënë se Haris Mockbill, që lindi 16 javë para kohe në një spital në Birmingham të Anglisë dhe peshonte vetëm 700 gramë, e kishte shumë të vështirë të mbijetonte.

Por, vogëlushi të cilin nëna e solli në jetë kur ishte shtatzënë në javën e 24-të, përkundër të gjitha pritjeve, festoi ditëlindjen e parë me shëndet të plotë, transmeton Telegrafi.


Në dy javët e para, gjendja shëndetësore e fëmijës që mbahej në inkubator ishte kritike, derisa prindërve iu ishte thënë të përgatiten për më të keqen.

Lindi foto 2 Haris pas lindjes

Duke parë se gjendja nuk po i përmirësohej, si përpjekje e fundit për ta mbajtur gjallë, nisën t’i jepnin steroide, që ia shëruan mushkëritë e sëmura dhe shëndeti nisi t’i përmirësohej. Kjo bëri që brenda disa javësh, të largohej nga reparti intensiv, por të mbahej edhe më tutje nën kontrollin mjekësor.

Lindi foto 3 Festimi i ditëlindjes së parë

Vogëlushi që kaloi nëpër shumë probleme shëndetësore, tani ka gjendje shumë të mirë dhe ditëlindjen e parë, ia festuan me një festë të madhe. /Telegrafi/