Banorja transgjinore Linda Rei, një nga emrat më të komentuar të edicionit të sivjetëm të Big Brother VIP Kosova, ka ngritur një shqetësim serioz që lidhet me nevojat e saj shëndetësore brenda shtëpisë.

Në një video që tashmë është bërë virale në rrjete sociale, Linda shihet tejet e tronditur ndërsa bisedon me banorët dhe u tregon atyre se produksioni nuk ia ka sjellë ende insulinën, një medikament jetik për të.


Ajo shprehet qartë dhe me ton të shqetësuar: “Gjëja më absurde është që unë ende nuk e kam insulinën në dorë”.

Ky incident vjen vetëm një ditë pasi Linda pati një problem të vogël shëndetësor gjatë natës së parë në shtëpi, ku u detyrua të kalonte disa minuta në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë. Sipas gjithçkaje që po kuptohet, duket se gjendja e saj lidhet pikërisisht me mungesën e insulinës.

Insulina është një hormon thelbësor që ndihmon trupin të përdorë glukozën (sheqerin) nga ushqimi si energji. Ajo siguron që niveli i sheqerit në gjak të mos jetë as shumë i lartë, as shumë i ulët. Ky preparat përdoret zakonisht nga persona që vuajnë nga diabeti, apo persona me probleme të tjera hormonale që kërkojnë terapi mbështetëse.

Rasti i Lindës ka ngjallur debat në rrjete sociale, ku shumë shikues kërkojnë që produksioni të ndërhyjë menjëherë për të siguruar medikamentet e saj. /Telegrafi/