Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe mazhët provokuese.


Së fundmi, interpretuesja e hitit “S’ta fal” publikoi një video në llogarinë e saj zyrtare në TikTok, ku nuk hezitoi të shpërfaqte linjat e saj të trupit.

lind1

Në videon e publikuar, këngëtarja me prejardhje nga Vitia shfaqet duke marrë poza të ndryshme, e veshur me një palë bikini dy pjesëshe në ngjyrat kuq dhe bardh.

lind4

Ajo kujdeset që vazhdimisht të vë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit, të cilat vijnë si rezultat i angazhimit të saj në fitnes.

lind2 Foto: Linda Halimi/TikTok

Linda është aq e lidhur me palestrën dhe aktivitetin fizik, sa që për një kohë ajo ka punuar edhe si trajnerë personale në vitet e para të shpërnguljes në Amerikë. /Telegrafi/

@linditatv

Visit TikTok to discover videos!