Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe paraqitjet provokuese.


Një gjë të tillë këngëtarja me prejardhje nga Vitia e ka bërë në imazhin e fundit që e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo ka publikuar një fotografi nga pushimet që po shijon në Miami të Floridas, ku shihet teksa freskohet në pishinën e një resorti luksoz.

Linda ka vënë në pah të pasmet e saj të bujshme, të cilat i ka ekspozuar vazhdimisht që pas ndërhyrjes BBL.

Ajo iu nënshtrua kësaj ndërhyrje për transferimin e dhjamit nga barku në vithe, në shtator të vitit të kaluar.

Nga fotografitë që bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, shihet dukshëm ndryshimi pas operimit në fjalë.

Këngëtarja Halimi mbetet edhe një shembull i mirë i shumë femrave, për mënyrën se si ka ndryshuar stilin e jetesës, duke humbur dhjetëra kilogramë dhe ndërtuar një trup fin. /Telegrafi/

linditaworld 259168794 1255077078328684 938927253699284742 n Foto Linda Halimi/Instagram

linditaworld 259316045 1254659131707237 7284547634860048972 n Foto Linda Halimi/Instagram

linditaworld 264037423 2933697530098507 8307843600611124521 n Foto Linda Halimi/Instagram

linditaworld 268125411 597187514918834 1828146596794413137 n Foto Linda Halimi/Instagram

linditaworld 271431424 6672705196132765 5342996648524369886 n Foto Linda Halimi/Instagram