LAJMI I FUNDIT:

“Lind” partia e re opozitare, Kulluri jep detajet: Jo më në prehrin e Berishës, larg gjykatave

“Lind” partia e re opozitare, Kulluri jep detajet: Jo më në prehrin e Berishës, larg gjykatave

Opozitari Edvin Kulluri foli për përpjekjet në krijimin e një partie të re të djathtë.

Kulluri u shpreh se po shkohet drejt përfundimit të një statuti të ri. Ai theksoi se nuk do të jetë një parti kryetari, por do të ketë debate dhe përfaqësim, ndërsa tha se beteja do të nisë me Kodin Zgjedhor.

“Pas humbjes së gjyqit të 11 qershorit për të drejtën e përfaqësimit të PD, ne si Parti Demokratike zyrtare, siç e quajnë edhe mediat, u vumë përpara zgjedhjes së çfarë duhet të bënim. Të vazhdonim atë projekt politik të nisur nga 8 shtatori apo të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj loje tërhiq e mos e këput që vazhdon prej vitesh. Ne morëm vendimin për të vazhduar në këtë rrugë, për t’u ndarë nga ajo mënyrë funksionimi të PD-së për të shkuar drejt zgjedhjeve të 2025 të vendosur e të qartë, duke mos lënë hije dyshimi për të mos ndërprerë atë rrugëtim për shkak të asaj që ndodhi me gjyqin. Ky është vendimi i drejtë dhe i duhur për disa arsye.


Nëse mblidhen firmat do të shkojnë menjëherë në gjykatë për t’u regjistruar. Po shkojmë drejt përfundimit me një statut akoma më të përmirësuar se ai i miratuar në shtatorin e kaluar. Nuk synojmë një parti kryetari, por të përfaqësojë sensibilizuesit kryesorë, ku të ketë sa më shumë kolegjialitet, sa më shumë debat dhe përfaqësim, prandaj e nisim këtë betejë me Kodin Zgjedhor”, u shpreh Kulluri në A2 CNN.

Më tej, Kulluri foli edhe për Partinë Demokratike, ku tha se i ka mbaruar koha politike dhe ka mbetur vetëm një kujtim i asaj që ka qenë.

“Mendojmë se koha politike e Partisë Demokratike ka mbaruar. PD-ja është një parti e cila tashmë është kujtim i asaj që ka qenë, nostalgji e asaj që ka qenë, e cila që nuk i përfaqëson më vlerat prej kohësh. Unë jam mundur për të këshilluar PD-në që prej vitit 2017, por elektorati i djathtë nuk e gjen sot veten te PD-ja prej vitesh. Në këtë dilemë, vendosëm të vazhdojmë atë rrugë që kemi nisur. Kushdo pastaj të rrijë nëpër dyert e gjykatave apo të rrijë në prehrin e Berishës mund të qëndrojë aty.

Nga i gjithë ky spektër i partive të vogla i vetmi njerëzish që janë të qartë të djathtë jemi ne Dashamir Shehi dhe ndonjë deputet tjetër”, u shpreh Kulluri.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori