Një foshnje e porsalindur është shpëtuar në Kinë, pasi nëna e saj e kishte hedhur në shportën e mbeturinave në rrugë.

Gruaja e cila dyshohet se solli në jetë foshnjën në rrugë në Guilin të Kinës, kishte braktisur foshnjën duke e lënë në shportë të mbeturinave në temperatura të ulëta, transmeton Telegrafi.


2 21

Foshnja e porsalindur është dërguar me urgjencë në spital për tretman, kurse policia është vënë në kërkim të nënës së saj.

Mjeku kinez Yang Jin'e i cili punon në një klinikë afër ku kishte lindur gruaja foshnjën, ka deklaruar se kishte parë një grua duke hedhur në shportë të mbeturinave foshnjën.

3 15

Ai pranoi se nuk kishte arritur t'ia sheh fytyrën kësaj gruaje, pasi ajo ishte kthyer me shpinë.

"Fillimisht mendova se po kryente nevojën fiziologjike, por pas disa sekondave e pashë duke hedhur diçka në shportë të mbeturinave", ka shtuar ai.

4 11

Mjeku Yang dhe kolegët e tij menjëherë kishin vrapuar drejt shportës, ku edhe gjetën foshnjën që kishte marrë ngjyrë vjollcë nga i ftohti. Ata menjëherë e futën brenda klinikës duke përdorur një kuti kartoni, kurse pas disa minutave u dërgua në spital. /Telegrafi/