Limani: Nuk jam vetëm individ, nesër mund të jem 15 deputetë

Ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani me të arritur në mbledhjen e Lëvizjes Besa tha se pret që debati brenda partiak të kalojë me maturi dhe me kthjelltësi, informon Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se nuk do të lejohet prishja e strukturës së koalicionit VLEN, sepse çdo lëvizja e tillë do të lejonte përfshirjen e partivë të tjera politike në qeveri.
"Pres maturi, kthjelltësi, vendime konkrete, ashtu siç ju takon liderëve të matur. Nuk mund të prishet struktura e VLEN-it, sepse rikthehemi në kohën kaluar. Unë nuk jam vetëm individ, nesër mund të jem 15 deputet", tha Limani. /Telegrafi
Nga
Telegrafi
12/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































