Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar gratë dhe nënat kosovare për Ditën e 8 Marsit.

Limaj ka thënë se gratë janë shtyllë e shoqërisë dhe se është përkushtim i të gjithëve fuqizimi i rolit të Gruas në Shoqërinë tonë.


Ai nuk i ka harruar as sakrificën e grave të cilat kanë rënë në altarin e lirisë.

Postimi i Limajt: Të nderuara nëna, motra, gra kosovare, Urime 8 Marsi, Dita Ndërkombëtarë e Gruas! Gratë janë shtyllë e familjes dhe shoqërisë. Përkushtimi ynë është fuqizimi i rolit të Gruas në Shoqërinë tonë. Në këtë ditë të shënuar kujtojmë sakrificën e shumë grave të cilat ranë në altarin e lirisë. Urime 8 Marsi!