Në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ish-komandanti dhe anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Fatmir Limaj, ka rrëfyer detaje nga dita e parë e bombardimeve të NATO-s në Kosovë.
Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka rrëfyer momentin kur një aeropan serb ishte rrëzuar mbi malet e Berishës.
“Ditën kur kanë filluar bombardimet e NATO-s unë isha në bjeshkët e Berishës. Në atë kohë unë kam mbajtur komunikimin me një pjesë të Shtabit të UÇK-së, që ishin në Paris për Konferencën e Rambujesë”, fillon rrëfimin Limaj, përcjell Telegrafi.
Njëri ndër komandantët e UÇK-së, tregon se paka kohë pasi kishin filluar bombardimet e NATO-s mbi kokat e tyre kishte kaluar një aeroplan, që në atë kohë nuk kishin mundur ta identifikonin se kujt i përkiste.
“Ishim me një grup shokësh në bjeshkët e Berishës. Rreth 10 minuta pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi kokat tona kaloi një aeroplan dhe i njëjti u rrëzua rreth 400 metra larg qendrës ku po qëndronim. Menjëherë kemi dalë me ushtarët dhe shkuam të shohim vendin ku ka rënë. Përshtypjet e para ishin se aeroplani i rrëzuar ishte i NATO-s. Këtë veprim e pamë si shumë të vështirë. Të rrëzohet aeroplani i NATO-s në sulmin e parë… Ishte shumë problematike”.
“… Shkuam te vendi ku ishte rrëzuar aeroplani. Ai ishte ende në flakë. Në ato momente hetuam flamurin e Serbisë në aeroplan. Ishte interesant se një pjesë e municionit në aeroplan ende ishte pa eksploduar dhe ato kërcitnin sikur kur gjuan dikush me automatikë. Ne u larguam. Dhe nuk kanë shkuar as dy minuta dhe ka ndodhur një shpërthim i madh dhe aeroplani u shkatërrua plotësisht”.
Limaj, siç transmeton Telegrafi, tregon se brenga e tyre tani ishte fati i pilotit.
“Njësia jonë që kishte dalë në terren për të kërkuar pilotin që ende mendonin se mund të ishte i NATO-s kishte arritur ta gjenin karrigen, por jo edhe pilotin. Ata kishin kërkuar tërë natën, por pa sukses”.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate rrëfen se të nesërmen dy aeroplanë serbë kishin bombarduar pozicionet e UÇK-së, por më pas më nuk kishin ndodhur sulme pasi hapësirën ajrore po e merrte NATO.
“Natën e parë me sa kujtoj dy aeroplanë serb janë rrëzuar posa janë ngritur në ajër. Ndërsa, dy të tjerë janë bombarduar në tokë… Edhe aeroplani që ishte rrëzuar mbi kokat tona ka pasur një luftë me ata të NATO-s në ajër”, tregon Limaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa