Limaj: Përgjigja ndaj ftesave të Speciales, dëshmon se pjesëtarët e UÇK-së ndihen krenarë me të kaluarën e tyre

14:"Ridvan Slivova
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka komentuar shkuarjen në Hagë të ish-komandanteve të UÇK-së, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa - Remi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Limaj thotë se me këtë po sfidohet edhe njëherë lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ka theksuar se ka besim në luftën e drejtë të Sami Lushtakut, Rrustem Mustafës dhe të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së.
“Përgjigjja ndaj ftesave të kësaj gjykate demonstron edhe njëherë se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndihen krenarë me të kaluarën e tyre”, ka shkruar Limaj.
Reagime për Lushtakun e Mustafën ka pasur edhe nga krerët tjerë politik në Kosovë. /Telegrafi.
Nga
Telegrafi
13/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































