LAJMI I FUNDIT:

Limaj niset për Shqipëri, viziton zonat e prekura nga tërmeti

Limaj niset për Shqipëri, viziton zonat e prekura nga tërmeti

Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Fatmir Limaj, njëheresh Koordinator Kombëtar i dy qeverive është nisur për Shqipëri, ku do të vizitojë zonat të cilat janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Po ashtu mësohet se ai do të ketë edhe takime me krerët e institucioneve të shtetit shqiptar.


Limaj më herët ka bërë me dije se e ka njoftuar qeverinë shqiptare, dhe se agjencitë e transportit kanë venë në dispozicion autobusët e tyre për t’i sjellë në Kosovë të gjithë ata qytetarë që vendosin të strehohen në vendin tonë.

E marta (26 nëntor) filloi me disa tërmete të fuqishme në Shqipëri, i pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Dridhjet janë ndier shumë edhe në Kosovë, por nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa në Shqipëri deri në orën 20:00 janë raportuar për 21 viktima dhe shumë të lënduar. /kp/Telegrafi/