Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nesërm të ftuar nga lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Kështu konfirmoi ai para mediave, transmeton Telegrafi.


"Sigurisht se po", tha shkurtimisht ai.

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar të gjithë krerët e subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00.

“Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/