Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj ka thënë se me miratimin e Platformës për Dialog me Serbinë, Kosova demonstroi seriozitet dhe gatishmëri për dialog për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i mbyllte çështjet e hapura midis dy vendeve tona, duke u dhënë mundësi dhe mundësi vendeve tona për të realizuar interesat strategjike të integrimit.
Ai beson se Serbia duhet të njohë realitetin e problemit dhe të kuptoj se zgjidhja e vetme e pranueshme është njohja reciproke.
Limaj në një intervistë për agjencinë serbe ‘Beta’, ka thëtë se është në interesin e Serbisë që ta njohë Kosovën.
Sa i përket taksës, ai ka thënë se Serbia nuk mund ta ketë në dispozicion tregun e Kosovës për sa kohë që nga mëngjesi deri në mbrëmje përpiqet që ta çmontojë vendin tonë.
Numri dy i Qeverisë së Kosovës, ka folur edhe për krijimin e një gjykatë e cila do t’i hetonte krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.
Kjo gjykatë, sipas tij, është e nevojshme pasi Serbia dhe presidenti serb Vuçiq mohojnë masakrat në Kosovë, siç është rasti i masakrës së Reçakut.
“Platforma është bazuar në dokumentet tona kushtetuese në të cilat është ndërtuar shteti ynë. Platforma rrjedh nga Kushtetuta e Kosovës, nga Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, paketën e Ahtisiarit si dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dhe kjo nuk ishte e papritur diçka që do të mund ta surprizonte Serbinë”, shtoi Limaj.
Më tej zëvendëskryeministri i Kosovës thotë se Delegacionit i shtetit të Kosovës, është i vetmi institucion apo mekanizëm që ka mandatin e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar një dialog të mundshëm me Serbinë dhe askush tjetër, dhe thekson se pret “që të gjithë do të respektojë vendimin e Kuvendit të Kosovës.”
Limaj ka thënë se i kupton vështirësitë që Serbia ka në lidhje me temën e njohjes së Kosovës, megjithatë thotë se ajo duhet të vendos nëse do të jetojë më të kaluarën apo të ardhmen.
Sipas Limaj, është në interesin e Serbisë të njoh realitetin dhe njohë pavarësinë e Kosovës për të filluar ndërtimin e marrëdhënieve si dy vende fqinjë.
Ai ka thënë se realizimi i reciprocitetit në raport me të drejtat e serbëve në Kosovë me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës “epiqendra e marrëveshjes” dhe se si e tillë ajo është përfshire dhe në platformën për dialog.
“Reciprociteti në të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një tjetër temë pas njohjes së Kosovës në dialogun me Serbinë, ajo është epiqendra e marrëveshjes”, tha ai.
Sa i përket taksës, Limaj ka thënë se është reagim i Kosovës ndaj sjelljes se Serbisë dhe fushatës agresive diplomatike kundër Kosovës.
“Tarifa nuk përfaqëson vizionin e Kosovës. Ne jemi për tregtinë e lirë, tregu për vizionin evropian për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, por raportet mes Kosovë dhe Serbinë nuk janë normale”, tha Limaj.
“Serbia duhet të luftojë për tregun e Kosovës. Është e pamundur dhe e papranueshme që nga mëngjesi deri në mbrëmje ju të punoni për të çmontuar këtë vend dhe në të njëjtën kohë të kërkoni ta keni në dispozicion tregun e këtij vendi.”, shtoi ai.
Limaj tha se në platformë parashihet krijimi i një gjykatë të veçantë për të hetuar krimet e kryera të Serbisë në Kosovë.
“Tani jemi në një kohë ku thuajse çdo ditë shënohet përvjetori i masakrave të kryera nga serbët në Kosovë. ” tha ai.
Gjykata, tha Limaj është e nevojshme për shkak se përfaqësuesit e Serbisë “refuzojnë të njohin masakrat që janë kryer, ashtu si edhe presidenti Aleksandar Vuçiq i cili muaj me parë mohoi masakrën e Reçakut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy të lënduar nga aksidenti në Pejë, vetura përfundon në lumin e qytetit
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni do të ndiqen nga 342 vëzhgues vendorë dhe 568 të huaj
Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri që nga fillimi i programit në vitin 2019
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj