LAJMI I FUNDIT:

​Limaj: Baci Haxhi simbolizon lavdinë e të gjithë baballarëve tanë

​Limaj: Baci Haxhi simbolizon lavdinë e të gjithë baballarëve tanë

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe te arkivoli i babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Ai tha se Haxhi Thaçi është simbol i të gjithë baballarëve që edukuan djem, të cilët i shërbyen atdheut për çlirim dhe pavarësi.

Limaj foli edhe për ndalimin e ish-presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, ku tha se kjo dëshmon sesa shtrenjtë familjet kosovare e kanë paguar çmimin e lirisë së Kosovës, raporton kp


“Erdhëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prindi, një luftëtari, një burri të madh i cili është simbol i gjithë baballarëve tanë. Me edukimin dhe sakrificën e tij rriti djem në shërbim të vendit.

Baci Haxhi simbolizon lavdinë e të gjithë baballarëve tanë. Është nga shenjat e fundit të simboleve tona, shtyllave të mëdha që na ushqyen, motivuan dhe udhëzuan sesi duhet atdheu dhe si duhet të shkohet drejt çlirimit. Kam pas fatin që gjatë luftës dhe pas çlirimit kemi qëndruar bashkë dhe kemi biseduar, kemi pas lidhje të ngushtë emocionale…

Çlirimi i lirisë së Kosovës edhe sot po paguhet. Sot nuk është këtu ai që i ka shërbyer dhe ka dhënë kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në momentin më të rëndësishëm të jetës së tij në përcjellje të prindërit mungon presidenti Thaçi. Kjo tregon sesa e shtrenjtë dhe sa sakrificë e mund familjet tona kanë paguar për çmimin e lirisë s së Kosovës”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Lajme
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Lajme
Avokati Bajraktari tregon arsyen pse Specialja nuk e lejoi Thaçin të merr pjesë në varrimin e babait

Avokati Bajraktari tregon arsyen pse Specialja nuk e lejoi Thaçin të merr pjesë në varrimin e babait

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Kalo në kategori