Lily Allen është parë e vetmuar dhe me një pamje të zymtë në Los Angeles, vetëm pak ditë pasi ish-bashkëshorti i saj, aktori David Harbour, foli publikisht për “dhimbjen, gabimet dhe rrëshqitjet” që ka bërë gjatë jetës.

Këngëtarja 40-vjeçare, e veshur me një fustan të zi dantelle dhe çantë Chanel, doli nga Chateau Marmont pas publikimit të albumit të saj të ri “West End Girl”, ku ajo trajton hapur ndarjen nga aktori i “Stranger Things” dhe e akuzon për tradhti.


Në një intervistë për Esquire Spain, zhvilluar përpara publikimit të albumit, Harbour pranoi se ka kaluar periudha të vështira dhe se do të dëshironte “të ishte më i mirë me njerëzit që i do”, shkruan DailyMail.


i shtoi se ndonëse do të donte të kishte ndryshuar shumë gjëra, edhe dhimbja dhe gabimet janë pjesë e rritjes.

Albumi i Lily-t, i regjistruar pas ndarjes së dhimbshme, ka ngjallur bujë për përmbajtjen e tij të sinqertë dhe tekstet që zbulojnë prishjen e martesës së tyre katërvjeçare.

Kënga “Madeline”, që përmend një grua misterioze, ka ndezur kuriozitetin e fansave, të cilët e krahasojnë me “Jolene” të Dolly Parton apo “Becky with the good hair” të Beyonce.

Allen dhe Harbour u martuan në vitin 2020, por u ndanë pas katër vitesh bashkëjetesë, mes thashethemeve për tradhti dhe distancë emocionale.

Albumi i ri i këngëtares shihet si mënyra e saj për të mbyllur publikisht këtë kapitull. /Telegrafi/