Lily Allen është martuar me yllin e “Stranger Things”, David Harbour, në një ceremoni luksoze në Las Vegas.

Këngëtarja, 35 vjeçare, dhe aktori, 45 vjeçar, u martuan në të famshmen “Graceland Wedding Chapel” - aty ku u kurorëzuan shumë prej personazheve të tjerë botërorë.


Nëna e dy fëmijëve thuhet se ka përdorur emrin Lily Cooper, emri i saj nga martesa e mëparshme me ish-burrin Sam Cooper.

32962652 8713891 image m 61 1599652675785 Lily Allen dhe David Harbour (Foto: Shutterstock)

Siç raportohet, artistja e famshme dhe aktori u martuan nga një imitues i Elvis Presley, Brendan Paul, një nga personazhet që imiton yllin e ‘Rock n Roll’.

Në bazë të dokumenteve, dyshja u martuan më 7 shtator dhe tashmë kanë marrë edhe një certifikatë martese.

Duket se çifti humbën shumë pak kohë për të shkuar në kishë.

32962650 8713891 image a 59 1599652562865 Vendi ku u martua Lily Allen (Foto: Getty Images/Guliver)

Dasma e parë e Lily ishte shumë ndryshe - një ceremoni idilike në ‘Gloucestershire’ në 2011 me Sam Cooper, me të cilin u nda përfundimisht në 2016.

Ky i fundit dhe Allen kanë së bashku vajzat: Ethel, tetë vjeçe dhe Marnie, shtatë vjeçe. /Telegrafi/

32964298 8713891 image m 65 1599656210731 Certifikata e martesës së Lily Allen (Foto: Twitter)