Artan Lame
Boboshtica është fshat sot i humbur e veç me baltë e me pleq që s’dinë ç’janë. Fshatit i ka mbetur veç fama e dikurshme e njerëzve me shkollë që nxirrte dhe e pathosit patriotik që mbartte. Sot i ka humbur të gjitha dhe nuk dinë më as se çfarë janë. Shqiptarë jo e jo s’duan, po pastaj një here bëhen për grekë, një herë për bullgarë, pastaj prapë grekë po ju kthyen pensionet. Po nejse, se s’është kjo puna që më solli në mëndje Boboshticën.
Duke rrëmuar sot paradite në tregun e vjetërsirave, ndër ca letra të vjetra gjeta këtë fletore. Është e vitit shkollor 1941-42. Me shqiponjë në ballë dhe e porositur enkas me reklamën e një dyqani në Boboshticë. Edhe nxënësja është boboshticare, Vasilika L. Xhara. Xharot janë një fis i vjetër boboshticarësh, nga të cilët kam pasur mikun tim të ndjerë, filatelistin e shquar Niko Xharo.
Po Lili Marlen ç’hyn këtu?
Lili Marelen është një nga më të famshmet këngë dashurie të kohës së Luftës Dytë Botërore, që u përhap pa dallim e ndalim përmes fronteve të të gjitha palëve. E këndonin nëpër llogore mes shiut baltës e plumbave, njësoj ushtarët gjermanë e anglezë, rusë e italianë, veçan në variantin e kënduar nga Marlene Dietrich.
E këndonte edhe Vasilika jonë në Boboshticën e largët. Aso kohe s’kishte as iPod e as celular, as YouTube e as Genius.com. Po prapë edhe atje në Boboshticën e largët vajzat dëgjonin muzikë nga radioja e dashuronin përmes teksteve të këngëve, që i shkruanin në fletore siç i dëgjonin.
Është e jashtëzakonshme ta ndjekësh këngën në variantin italisht dhe të shoqërosh fjalët sipas shkrimit të vajzës së re shqiptare. Duket sikur ngjallen njëherësh të gjithë edhe Lili Marlen edhe Vasilika, edhe Marlene Dietrich dhe, mbi të gjitha edhe ajo, Shqipëria e vjetër, fine dhe elegante që s’është më…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës