LAJMI I FUNDIT:

Lila: Kemi dhënë maksimumin ndaj Norvegjisë, atmosfera në grup është e mirë

Lila: Kemi dhënë maksimumin ndaj Norvegjisë, atmosfera në grup është e mirë
VIENNA, AUSTRIA - MARCH 26: Andi Lila of Albania runs with the ball during the international friendly match between Austria and Albania at the Ernst Happel Stadium on March 26, 2016 in Vienna, Austria. (Photo by David Rogers/Getty Images)

Andi Lila ishte futbollisti me më shumë takime me kombëtaren, nga 26 të grumbulluarit.

Në humbjen ndaj Norvegjisë mesfushori kavajas pati në dispozicion shumë minuta në pjesën e dytë, kur tentoi dy herë me goditje nga distance.

“Çfarë nuk shkoi në këtë takim të humbur ndaj Norvegjisë? Mendoj që të gjithë dhamë maksimumin sot, por nuk ia dolëm të marrim rezultatin që donim. Duhet të theksojmë se jemi afër fundit të sezonit dhe bateritë nuk janë në maksimum. Gjithsesi, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që duhet të bëjmë sa më mirë në Ligën e Kombeve dhe më pas të synojmë kualifikimin në Euro 2020”.


“Si ka qenë atmosfera në këtë grumbullim? Jo vetëm unë, por të gjithë çunat theksojnë se mezi presin të grumbullohen, pasi përveçse lojtarë skuadre, jemi të gjithë edhe shumë shokë të mirë. Janë të gjithë djem të mirë, madje edhe të rinjtë u përfshinë shumë shpejt”.

“A mungoi grinta? Të gjithë mendoj se dhanë maksimumin dhe treguan se janë pjesë e rëndësishme e të ardhmes. Normalisht që ka edhe ndeshje kur nuk je në ditën tënde më të mirë, por sot duhet ta pranojmë se nuk patëm grintën e duhur. Na është shtuar talenti në grup, por nuk duhet të humbim grintën. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, kjo edhe referuar asaj që kam parë në këto ditë të stërvitjes”.

“A jeni dakord me vendimin e trajnerit për shiritin e kapitenit? Ne gjithmonë jemi shquar për grupin, pasi ne nuk kemi një lider që t’ia besojmë shiritin. Mendoj se vendimi i trajnerit është një gjë e mirë, pasi këtë herë i erdhi radha Roshit dhe herët e tjera do a kenë këtë mundësi lojtarët e tjerë. grupi është ylli i kësaj kombëtareje”, ka thënë Lila. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Premier League
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Kalo në kategori