Rastet e konfirmuara të lisë së majmunëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë arritur në 20, me numra që pritet të rriten kur Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) të publikojë shifrat nga fundjava.

Kontakteve me rrezik të lartë të rasteve të konfirmuara u kërkohet të izolohen deri në tre javë dhe të shmangin kontaktin me gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 12 vjeç.


Udhëzimet e reja nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) këshillojnë këdo që është rast i konfirmuar, apo ka "ekspozim të drejtpërdrejtë" me një rast të lisë së majmunëve, të qëndrojë në shtëpi për "21 ditë".

Screenshot 3 42

Ata këshillohen të përmbahen nga udhëtimet dhe duhet "të shmangin kontaktin me njerëz të imunosupresionuar, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 12 vjeç kur është e mundur".

Këshilla vlen edhe për ata që kanë pasur kontakt shtëpiak me linë e majmunit.

Screenshot 4 37

Kontaktet e ngushta përfshijnë kontaktin familjar, kontaktin seksual ose kontaktin me lëngjet e trupit me sytë, hundën ose gojën. Kontakte me rrezik të lartë mund të jenë edhe ata që kanë ndryshuar shtratin e pacientit pa mbrojtje të përshtatshme.

Të dielën, Dr. Susan Hopkins, këshilltarja kryesore mjekësore për UKHSA, tha se autoritetet kanë zbuluar më shumë raste "në baza ditore".

1626521746 monkeypox 1

Njerëzve që konsiderohen "kontakte me rrezik të lartë" do t'u ofrohet vaksina e lisë MVA-BN. Historikisht, vaksina është treguar të jetë mbrojtëse kundër lisë së majmunit. /Telegrafi/