Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Gjergj Laçin, të arrestuar dy ditë më parë për ngujimin e familjes së tij në banesë prej gjashtë vitesh.
Në seancë ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve dhe gruas, teksa sipas tij nuk i ka penguar që të dalin jashtë. Për arsyen pse nuk i dërgon dy të miturit në shkollë, deklaroi se nuk kanë asnjë nevojë. Ka pretenduar se është i pafajshëm si dhe se fishekët dhe thikat i mbate për punë.
Edhe në deklarimin e dhënë në polici, Laçi mohon të ketë ushtruar dhunë kundër gruas dhe dy djemve të tij të mitur. 52-vjeçari pretendon gjithashtu se fishekët dhe armët e ftohta që iu gjetën në banesë nuk i kishte për të frikësuar familjen e tij.
Në deklarim, Laçi thotë se fishekët i kishte groposur pasi i kishte në zotërim që prej vitit 1997 dhe kishte pasur frikë t’i dorëzonte në polici. Ndërsa thikat i përdor për të shartuar pemët. Ai ka pranuar se nuk punon dhe nuk del fare nga shtëpia, përveç se për të shkuar çdo ditë në xhaminë e Medresesë së Tiranës.
Laçi u arrestua të dielën pasi akuzohet se mbante prej 6 vite të ngujuar gruan dhe dy djemtë e tij në shtëpi. Në dëshmitë e tyre, ata kanë treguar se ai u dhunonte sistematikisht dhe nuk i lejonte të dilnin nga shtëpia.
Gjatë kontrollit në banesë, policia thotë se Laçit iu gjetën dy thika dhe një kosore në dhomën e gjumit, ndërsa në bodrumin e banesës private iu gjet e groposur në tokë një fuçi plastike me fishekë të kalibrave të ndryshëm të cilat u sekuestruan.
Ndërkohë, bashkëshortja e 52-vjeçarit Gjergj Laçi është shprehur se ai ka ushtruar prej 12 vitesh dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur ndaj saj dhe fëmijëve të mitur, dhe së fundmi i ka mbajtur të gjithë të mbyllur në shtëpi, duke i kërcënuar nëse dilnin jashtë.
Sipas saj, dhunën fizike bashkëshorti e ka ushtruar në prani të fëmijëve, duke i krijuar shumë stres dhe frikë. Elena kallëzon se bashkëshorti i saj paraqet rrezikshmëri të lartë, pasi e ka parë para disa vitesh duke fshehur lëndë eksplozive dhe municion në një gropë në oborrin e shtëpisë.
Djali i mitur i Gjergj Laçit, të arrestuar të dielën sepse mbante të ngujuar prej gjashtë vitesh në shtëpi gruan dhe fëmijët, ka dhënë dëshmi tronditëse mbi atë që ndodhte brenda banesës së tyre në Tiranë. Prej një viti në shtëpi mungonte energjia elektrike, për shkak se familja nuk kishte para të paguante dritat.
Djali, me iniciale S.L. tregon se babai ishte kthyer nga Italia 20 vite më parë, por nuk kishte punuar kurrë në Shqipëri. Së fundmi Laçi kishte nisur të praktikonte edhe fenë myslimane dhe shkonte çdo të premte në xhaminë e Medresesë së Tiranës.
Djali tregon gjithashtu se i ati kishte shkëputur marrëdhëniet me të gjithë të afërmit e tij dhe të gruas. Në dëshminë rrëqethëse, i mitur thotë për hetuesit se Laçi ushtronte dhunë kundërt nënës së djemve të tij duke e goditur “me shkop, shuplaka dhe grushte”. Madje mamaja i ka treguar se i ka vënë edhe thikën në fyt. Sipas dëshmisë së djalit, familja mbijetonte vetëm falë ushqimeve që u linin te dera e shtëpisë xhaxhai, gjyshi apo daja.
Në dosjen hetimore konstatohet se dy djemtë e Laçit janë në gjendje shumë të renduar psikologjike, pasi kohët e fundit nuk merrnin më as mundimin për t’i kërkuar babait që të dilnin. Djali tregon gjithashtu se babai mbante thika në brez kur qëndronte në shtëpi.
Djali tjetër i familjes, A.L., deklaron se që prej tetorit të vitit 2021 babai nuk i lejonte më të dilnin nga shtëpia. Djali gjithashtu konfirmon dhunën ndaj mamasë së tyre por edhe ndaj tyre, kur ishin më të vegjël. Adoleshenti raportohet t’u ketë thënë hetuesve se ëndrra e tij më e madhe është “të shkoj në shkollë dhe të bëj një kurs futbolli”. /A2 CNN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës