LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Pagat, këto do të jenë pagat e të punësuarve në shtet sipas 69 niveleve të koeficienteve (Dokument)

Ligji për Pagat, këto do të jenë pagat e të punësuarve në shtet sipas 69 niveleve të koeficienteve (Dokument)

Ligji për Paga ka hyrë fuqi dhe ai rregullon pagesën e të punësuarve që marrin pagesa nga buxheti i shtetit. Me Ligjin e Pagave, koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1.

Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt ka miratuar Ligjin për Paga ndërsa ai ka hyrë në fuqi automatikisht pasi Presidenti Hashim Thaçi, nuk e ka kthyer për plotësime në Kuvend.

Ligji që ka hyrë në fuqi ka ngjallur reagime të shumë sindikatave dhe punëtorëve të kompanive dhe organizatave të ndryshme.


Presidenti nuk e kthen mbrapa, Ligji për Pagat hynë në fuqi automatikisht
Lexo po ashtu Presidenti nuk e kthen mbrapa, Ligji për Pagat hynë në fuqi automatikisht

“Raporti i koeficienteve është një me dhjetë (1:10), të shpërndarë në gjashtëdhjetë e nëntë nivele të koeficienteve, bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse si Shtojca 2 e këtij ligji”, saktëson Ligji

Presidenti i Republikës do të paguhet sipas koeficientit 10 deri sa kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri do të paguhen sipas koeficientit 9.

Neni 23 i Ligjit për Paga, përcakton vlerën e koeficientit dhe fondet për shtesa.

“Vlera monetare e koeficientit për vitin e parë të zbatimit të këtij ligji do të jetë dyqind e tridhjetë e nëntë (239) euro. Për vitet e tjera buxhetore, vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit”, theksohet në ligj.

Kuvendi miraton Projektligjin për Pagat në sektorin publik
Lexo po ashtu Kuvendi miraton Projektligjin për Pagat në sektorin publik

Neni 34 i Ligjit për Paga tregon se kur hynë në fuqi ky ligj. “Ky ligj hyn në fuqi 9 (nëntë) muaj pas publikimit në ‘Gazetën Zyrtare’ të Republikës së Kosovës”,

Telegrafi ka siguruar Ligjin për Paga dhe këtu mund ta shikoni të plotë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Kalo në kategori