LAJMI I FUNDIT:

Lidhja shqiptaro-amerikane: Serbia duhet të njohë kushtetutshmërinë e Kosovës para se të ulen në tryezën e bisedimeve

Lidhja shqiptaro-amerikane: Serbia duhet të njohë kushtetutshmërinë e Kosovës para se të ulen në tryezën e bisedimeve

Lidhja qytetare shqiptaro-amerikane theksoi sot se mbështesin qëndrimin se Serbia duhet të njohë “kushtetutshmërinë e Kosovës”, përpara se Serbia dhe Kosova të ulen në tryezën e bisedimeve.

Në deklaratën për media thuhet se është e qartë që Kosova po bën çdo gjë të mirë në ndërtimin e demokracisë dhe zbatimin e rendit dhe ligjit, ndërsa Serbia po bën çdo gjë të gabuar duke përdorur kërcënime dhe dhunë në veri të Kosovës kundër KFOR-it dhe gazetarëve dhe duke rrëmbyer tre policë të Kosovës.

“Ne qëndrojmë pas qëndrimit të arsyeshëm të kryeministrit Albin Kurti se Serbia duhet të njohë ‘kushtetutshmërinë e Kosovës’, përpara se Serbia dhe Kosova të ulen në tryezën e bisedimeve. Përndryshe, Kosova do të bëhet një ‘Republika Srpska’ tjetër – me pak fjalë, një shtet i dështuar dhe një problem i përhershëm për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.


Për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Evropën Juglindore, njohja reciproke dhe përfshirja graduale e Kosovës dhe Serbisë në strukturat evropiane dhe në NATO është e vetmja rrugë përpara. Kjo mund të arrihet vetëm me mbështetjen e parezervë të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Sipas Lidhjes qytetare shqiptaro-amerikane kjo është arsyeja pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 23 qershor deklaroi se Kosova “është e gatshme për zgjedhje të reja në veri dhe për tërheqjen e Policisë nga objektet komunale në katër komunat veriore, por vetëm pasi të plotësohen kornizat ligjore për to”.

“Është e qartë se Kosova po bën çdo gjë të mirë në ndërtimin e demokracisë dhe zbatimin e rendit dhe ligjit, ndërsa Serbia po bën çdo gjë të gabuar duke përdorur kërcënime dhe dhunë në veri të Kosovës kundër KFOR-it dhe gazetarëve dhe duke rrëmbyer tre policë të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori