LAJMI I FUNDIT:

Lidhja Europiane për Ndryshim: Kryetari i Kuvendit të veprojë në bazë të kushtetutës, të zgjidhet anëtari i opozitës në KSHZ

Lidhja Europiane për Ndryshim: Kryetari i Kuvendit të veprojë në bazë të kushtetutës, të zgjidhet anëtari i opozitës në KSHZ

Konkursi për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tashmë është mbyllur dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi po ashtu është i njoftuar se kandidat i Lidhjes Europiane për Ndryshim është Abdush Demiri. Pasi kanë kaluar 24 orë që kur kreu i Kuvendit është njoftuar përmes letrës zyrtare, kërkojmë që të veprojë sa më shpejtë në suaza të Kushtetutës dhe Ligjeve përkatëse të cilat theksojnë qartë se opozita duhet të ketë përfaqësuesin e saj në Komisionin zgjedhor të Zgjedhjeve, thuhet në njoftimin e Lidhjes Evropiane për Ndryshim.

“Veprimi adekuat i kryetarit të Kuvendit do të dëshmojë se pushteti dëshiron që zgjedhjet e ardhshme të jenë ferr, demokratike dhe transparente. Në të kundërtën do të kuptohet se Pushteti, pjesë e të cilës është edhe kryetari i Kuvendit, po përgatitet që zgjedhjet e ardhshme të jenë të manipuluara, jo-demokratike dhe pa përfaqësues të opozitës shqiptare. Kjo kuptohet se do të ndikojë negativiht edhe para institucioneve ndërkombëtare dhe në procesion eurointegrues të vendit.


Indicie të para për manipulim të zgjedhjeve veçmë janë dhënë nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i cili si kryesues me OSBE-në ka tentuar të ndikojë të ulë numrin e vëzhguesve të këtij institucioni kaq të rëndësishëm ndërkombëtar i cili mbikëqyr dhe vlerëson proceset zgjedhore.
Po ashtu njoftojmë opinionin dhe krerët shtetëror, se nëse përpiqen që të mbajnë plotësisht nën kontroll KSHZ-në dhe ta lënë pa përfaqësues të opozitës shqiptare, në këtë rast të Lidhjes Europiane për Ndryshim, atëherë ne nga java e ardhshme do të informojmë të gjitha institucionet ndërkombëtare, ambasadat e vendeve mike si atë të SHBA-së, BE-së por edhe të vendeve tjera evropiane”, thuhet në njoftim.

Nga atje shtojnë se shpresojmë që pushteti do ta vendos interesin shtetëror para interesit partiak dhe personal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori