Një vajzë e veçantë. Jo vetëm me pamje, por edhe me atë që bën, një modele që po ndjen shijen e të qenit në qendër të vëmendjes.
Bisedoi: Gazmend Kajtazi
Liburneta Xhemajli, me stilin dhe fotot e saj të guximshme është një shembull domethënës i personalitetit femëror në fushën e modelimit, është njëkohësisht shumë e ndërgjegjshme dhe e sigurt për atë që bën.
Foto: Fadil Berisha
Çka ndryshoi në jetën tuaj që nga momenti kur u shpallët më e bukura e “Ford Super model of the World Kosova 2007?
Po, ka triumfuar prej se u përzgjodha si më e bukura nga Kosova dhe, poashtu më 2008 në New York, nw “Ford’s Supermodel of the World”.
Mund të them se u kurorëzova si njeri, është diçka që të mëson në jetë, fiton diçka prej saj, mëson rret kulturave të tjera duke udhëtuar nëpër botë dhe duke e parë atë, madje pjesën më të mirë të saj.
Nga pamja, mendoj se nuk kam ndryshuar, mençurisht jam zhvilluar më shumë dhe, sigurisht në profesionin e modeles kam fituar më shumë eksperiencë.
Kush është më e rëndësishme bukuria apo inteligjenca?
Mendoj se bukuria vjen më pas dhe kjo duket kur takohesh me njerëz dhe i sheh ata tek flasin apo veprojnë. Unë mendoj se një femër mund të jetë e bukur dhe inteligjente gjithashtu, por gjëja më magjepse është të jesh e bukur brenda.
Mendon se duhet të jesh domosdoshmërisht e bukur për të qenë modele?
Po, pasi që ti po përfaqëson një linjë rrobash të bukura, atëherë edhe modelja duhet të jetë e bukur.
Foto: Petrit Ukhajdaraj
Cilat mendon se janë kriteret?
Të jetë e bukur, e gjatë dhe ta ketë një karakter të fortë…
Çfarë të josh më shumë nga puna si modele, ideja e një stadi tjetër financiar, vëmendja e të tjerëve apo kontaktet me persona të rëndësishëm?
Arsyeja pse merrem me këtë profesion është se e dua shumë, e çmoj këtë fushë arti, por sigurisht që edhe fama, kontaktet me persona të rëndësishëm, janë të lidhura tok me njëra-tjerrën.
Kam konkurruar në konkurse bukurie dhe pëlqen të konkurroj e të takoj vajza të tjera. Mendoj se të ndihmon të rritesh e të bëhesh më e pjekur. Të jepet mundësia të përmirësosh aftësitë e komunikimit dhe të njohësh më mirë jetën. Përveç kësaj, është edhe kënaqësi.
Të qenit modele, aktualisht nuk është se të siguron shumë të ardhura. Të frikëson ky fakt?
Jo, aspak…
Foto: Fadil Berisha
Mendoni që një modele duhet të ketë një menaxher, megjithëse këtu tek ne është pak i largët si koncept?
Po, një modele sigurisht që duhet të ketë menaxher, por këtu tek ne, besoj, që s’të hyn shumë në punë, sepse aktivitetet mungojnë.
Tashmë që u janë hapur dyert, duket se keni zgjedhur portën e Nju-Jorkut?
Patjetër se do të përpiqem që të jem modele në pistat e New Yorkut. Unë kam qenë atje disa herë dhe me sukseset e mia synoj të pushtoj skenën.
Paraja, bukuria, pushteti, ndjenjat…kush vlen më shumë?
Mendoj se lumturia. Për sa kohë ndihesh mirë dhe e lumtur me veten tënde të tjerat s’kanë rëndësi.
Të pëlqen të ndjesh të gjitha vështrimet drejtuar mbi ty? Ndodh të fshihesh nga njerëzit e rrugës?
Asnjëherë, nuk bëj përpjekje të dukshme për t’iu shmangur, i respektoj për çfarëdo reagimi, me zor e përtyp vërejtjen, por më bën me krah urimi i tyre.
Jeni nxënëse e shkollës së mesme (XI), a keni dilema se kush do të jetë vokacioni i juaj jetësor?
Po tani jam në shkollë të mesme, në Ferizaj, dhe, mendoj t’i vazhdoj studimet për gjuhë të huaja.
Foto: Petrit Ukhajdaraj
E keni privuar veten nga ndonjë ushqim apo dietë?
Jo, asnjëherë s’kam mbajtur dietë dhe se kam fare problem për ushqime, ha gjithë ushqimet që më pëlqejnë…
Si është gjendja juaj shpirtërore?
Shume e mirë.
E dashuruar?
Momentalisht jam vetëm.
Cila është dhurata më e bukur që keni marrë?
E kam një lodër lepurush, e ruaj me xhelozi, është gjëja më e çmuar, dhurata më e bukur. Ka vite që e ruaj nga mami…
Po më e sikletshmja?
S’më kujtohet.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?