LAJMI I FUNDIT:

Liburn Aliu flet për pakënaqësitë e Haki Abazit: Është problem brenda grupit parlamentar

Liburn Aliu flet për pakënaqësitë e Haki Abazit: Është problem brenda grupit parlamentar

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për pakënaqësitë e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, i cili tha se për herë të parë nuk po merr pjesë në seancën e Kuvendit dhe për këtë të gjitha çështjet ia ka adresuar lidershipit të kësaj partie.

Aliu tha se është problem brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se ai [Abazi] nuk ka ndonjë problem me qeverinë.


“Është problem i brendshëm brenda grupit parlamentar. Nuk e di që ka ndonjë problem me qeverinë, nuk e di që është diskutuar ndonjë problem me Haki Abazin. Pra, me gjasë është problem brenda grupit parlamentar”, është shprehur Aliu në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se po të ishte problem që do duhej të diskutohej në kryesi, kryesia do të mblidhej menjëherë.

“Përderisa nuk është problematizu në përmasën që duhet të mblidhet kryesia, mendoj se është problem lokal që kërkon zgjidhjen ku është aty. Nuk ka shenja të ndonjë pakënaqësie të brendshme dhe patjetër se do të sanohet”, ka thënë Aliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori