Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe nxënësit, duke hapur kështu edhe një pikë të veçantë për shitjen e teksteve shkollore në Dukagjini Center.
Kjo pikë e shitjes ka për qëllim të përmbushë nevojat e qytetarëve për të siguruar tekstet e nevojshme shkollore me kohë, duke shmangur turmat dhe pritjet e gjata në ditët e fundit të verës.
Përgjegjësja e pikës së Librarisë Dukagjini në Dukagjini Center, Klarita Demiri-Hasimja, në një intervistë për Telegrafin theksoi se qëllimi kryesor i këtij organizimi është t’ua lehtësojë prindërve procesin e blerjes së librave.
“Jemi në pikën Dukagjini Center, një pikë që hapet vetëm për tekstet shkollore, për t’i lehtësuar blerjen prindërve,” tha ajo.

Në këtë pikë, çdo prind mund të gjejë lehtësisht tekstet e nevojshme për fëmijët e tyre. Nëse prindërit nuk e kanë listën e librave, kolegët e librarisë janë aty për t’ua printuar atë, duke përfshirë detaje për secilën klasë dhe botues.
“Këtu e kemi informacionin ku çdo prind, nëse nuk e ka listën, është kolegia ime e cila e printon listën e shkollës,” shtoi Demiri-Hasimja.
Procesi i blerjes është organizuar në mënyrë që prindërit të mund të gjejnë librat e nevojshëm për çdo klasë pa humbur kohë.
“Në momentin që marrim listën, vazhdojmë te klasa ku i kemi të ndara klasat si 1,2,3 pastaj 4,5,6 dhe 7,8,9” shpjegoi ajo.
Demiri-Hasimja tha gjithashtu se procesi i furnizimit me libra ka shkuar mirë dhe se stoku plotësohet brenda disa minutave në rast se një libër mungon përkohësisht.
“Jemi të furnizuar me të gjitha tekstet shkollore. Kemi gjithashtu edhe rezerva në depo, kështu që asnjëhere nuk ndodh që të ketë mungesa,” u shpreh ajo.
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit shitja e librave ka filluar më herët, duke shmangur kështu radhët e gjata të prindërve në fillim të shtatorit.
Demiri-Hasimja shtoi se Libraria Dukagjini një organizim të tillë e ka edhe në dy pikat tjera të shitjes në Librarinë Dukagjini që gjendet në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet si dhe pikën tjetër në Prishtina Mall.
“Ajo që jemi mundu me bo si në libraritë në dy pikat e shitjes që i kemi, është e njëjta renditje, është informacioni, janë katër arka në dispozicion edhe ajo që jemi mundu realisht me bo shumë, është me bo një planifikim edhe një mbarëvajtje që prindërit të mos të presim në radhë të gjata. Këtë vit kemi pasur kohë pak më shumë se vitin e kaluar dhe kemi marrë feedback shumë të mirë prej prindërve,” tha Demiri-Hasimja, duke shtuar se prindërit po vijnë gradualisht për të bërë blerjet, gjë që ka ndihmuar në organizimin më të mirë të procesit.
Për fund, Demiri-Hasimja pati një urim për nxënësit: “Unë vetëm një urim kam për nxënësit, që ju uroj një vit sa më të mbarë shkollor dhe fat mbarësi të gjithëve.”
Me një organizim të tillë dhe me një ekip të dedikuar për të ndihmuar prindërit, Libraria Dukagjini është e përgatitur për të përmbushur nevojat e qytetarëve për tekstet shkollore këtë vit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti bën homazhe në Krushë të Madhe: Çmimi i lirisë ishte i madh

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, Mucunski në takim me disa politikanë në Forumim Diplomatik Antalia

Fushata zgjedhore, “beteja” zhvendoset në Itali – Rama dhe Berisha 100 kilometra larg njëri-tjetrit

"Po harroni turqishten”, Erdogan batuta me Osmanin - presidentja i përgjigjet në turqisht “më duhet të praktikoj me ju”

Gjermania mbyll gjysmën e derës për punëtorët nga Kosova dhe rajoni

Zgjerimi i diplomacisë – Osmani takon ministrat e jashtëm të gjashtë shteteve nga Afrika dhe Lindja e Mesme

Rrëfimi që thyen tabutë - një burrë do flas për herë të parë për dhunën seksuale të përjetuar në luftë

Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

A e ka arritur LVV-ja numrin prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4