Prezantuesja e njohur Liberta Spahiu numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Ajo gjendet çdo javë pranë fansave përmes emisionit “Prive”, të cilin e moderon prej vitesh.


libbbbi2

Liberta ka qenë gjithnjë hermetike sa i përket jetës private, por në raste të rralla, edhe ka prezantuar personat që e rrethojnë, qoftë nga familja apo shoqëria.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në InstaStory, ku i prezanton fansat me dy prindërit e saj: Besnikun dhe Lirien.

libi5

Me shaka, në fotografinë e radhës Liberta thotë se dyshja në fjalë “besojnë ende te babadimri”.

libi3

Ndërsa në fotografinë e fundit, shkruan se arsyeja pse besojnë është se sot (e enjte), prindërit e saj festojnë 46 vite martesë.

libi4

Prezantuesja Spahiu duket se gëzon një lidhje shumë të veçantë me prindërit e saj, të cilët për herë të parë vendosi t’i ekspozojë në rrjetet sociale. /Telegrafi/