Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë temë diskutimi të enjten më 13 tetor, në takimin e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Lidhur me takimin e ditës së nesërme, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger në një prononcim për Telegrafin ka thënë se i vlerëson të ulëta shanset që të vendoset diçka pozitive sa i përket liberalizimit në takimin e së enjtes.
“Fatkeqësisht, i vlerësoj mjaft të ulëta shanset që liberalizimi i vizave të ndodh tani. Ka shumë fjalë të bukura, por i kemi dëgjuar edhe në qershor. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk erdhi. Më në fund duhet të ndalojnë së dhëni shpresë dhe pastaj të mos ketë asgjë. Liberalizimi i vizave duhet të ndodh të paktën”, ka thënë Shchneeberger.
Ajo ka shtuar se ky diskriminim i pabazë që po u bëhet qytetarëve të Kosovës, më në fund duhet të ndalet.
“Kosovarët nuk janë evropianë të nivelit të ulët. Sido që të jetë unë do të vazhdoj lobimin tim derisa të vijë përfundimisht liberalizimi i vizave”, u shpreh Shchneeberger.
Kujtojmë se Shchneeberger muaj më parë kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online, ku kërkonte heqjen e vizave për Kosovën.
Lidhur me nënshkrimet e mbledhura, Shchneeberger tha për Telegrafin se ato i dërgoi te presidenti fracez, Emmanuel Macron, Presidenti i Parlamentit Evropian, Presidentit të Komisionit Evropian dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, por që nuk mori përgjigje.
I sent the letter to President @EmmanuelMacron 1 week ago. No answer and no visa so far.
Meanwhile: 16.162 signatureshttps://t.co/sRACQwCMSO#visa4Kosovo 🇽🇰 https://t.co/SPtLwWZz5I
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) June 26, 2022
“Deri më tani kam pasur vetëm një përgjigje nga Charles Michel duke thënë se ata e marrin parasysh këtë çështje. Ne e dimë mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, por më kot kam pritur një përgjigje nga Emmanuel Macron qysh në qershor. Peticioni i cili ka marrë 16,737 nënshkrime, padyshim që nuk ia vlen as të përgjigjet me email. Kjo është një shprehje mosrespekti”, ka thënë Shchneeberger.
Shchneeberger u shpreh se i vjen turp për një sjellje të tillë jodemokratike të një përfaqësuesi të Bashkimit Evropian.
“Kjo dëmton reputacionin e BE-së dhe nuk korrespondon me vlerat që ne duam të mbrojmë”, tha ajo.
Komisioni Evropian pritet të miratojë sot paketën e zgjerimit dhe atë të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën thuhet se progresi thuhet se ka qenë i kufizuar dhe se duhet të punohet më shumë.
Komisioni nënvizon se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka pasur ndikim ndryshimi i rrethanave globale, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ndërsa merret në mënyrë të veçantë me situatën ekonomike atje, zbatimin e planit evropian për investime në Ballkanin Perëndimor, agjendën e gjelbër evropiane, planet për prokurim të përbashkët të energjisë dhe përshtatjen e vendeve të këtij rajoni me politikat e BE-së.
Në draftin e raportit të progresit për Kosovën, vendi veçohet për disa përparime që ka bërë, por, në të shumtën e rasteve, progresi thuhet se ka qenë i kufizuar dhe se duhet të punohet më shumë.
Raporti sot do të miratohet në Kolegj, pastaj do t’i prezantohet deputetëve të Parlamentit Evropian e më pas do të ketë edhe një konferencë për media nga Komisionari Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Kopshti Zoologjik Shkup: Të gjitha lamat janë nën mbikëqyrje mjekësore dhe janë testuar për tuberkuloz

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Refuzimi i Abdixhikut për takim konsultativ me Kurtin, Cakolli: Është bllokim dhe autoizolim

Gërvalla në Këshillin e Sigurimit kërkon përfundimin e misionit të UNMIK-ut: E ka humbur kredibilitetin

Gjuriqi: Në dialogun Kosovë-Serbi nevojiten energji të reja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja - historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Fitorja e madhe e Arsenalit ia siguron një vend shtesë në Ligën e Kampionëve skuadrave angleze

Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten