Liam Rosenior u kap nga kamerat duke u tallur me yllin e Chelseat në humbjen ndaj Fulhamit

Reagimi i trajnerit të ri të Chelseat, Liam Rosenior, ndaj njërit prej lojtarëve të tij u kap nga kamerat gjatë humbjes 2-1 ndaj Fulhamit të mërkurën në mbrëmje.
Pas shkarkimit të Enzo Marescas, dy herë fituesit e Ligës së Kampionëve vendosën të emërojnë Roseniorin, i cili më parë ishte në krye të klubit partner Strasbourg në Francë.
Rosenior, që e udhëhoqi Strasbourgun drejt një vendi të shtatë në Ligue 1 sezonin e kaluar, nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare e gjysmë me Chelsean në “Stamford Bridge”.
Edhe pse udhëtoi me skuadrën në autobus, ai nuk ishte në stol për derbin e Londrës Perëndimore ndaj Fulhamit, me trajnerin e ekipit U21, Callum McFarlane, që e drejtoi ekipin si trajner i përkohshëm për herë të fundit.
Rosenior i la McFarlanes liri të plotë në përzgjedhjen e skuadrës dhe përgatitjen e ndeshjes, duke theksuar se “ishte një afat shumë i shkurtër për të implementuar punën taktike që dëshiroja”.
Megjithatë, Rosenior ishte i pranishëm në tribunat e “Craven Cottage”, përkrah bashkëpronarit Behdad Eghbali, teksa Chelsea që mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Marc Cucurellas në pjesën e parë, pësoi humbjen e gjashtë në Ligën Premier këtë sezon, pas golit vendimtar të Harry Wilson.
liam rosenior made fun of neto’s body movement 😭 pic.twitter.com/KHmNf0uphr
— ‘teegee’ (@Boy_Teegee) January 7, 2026
Kamerat fokusoheshin vazhdimisht te trajneri 41-vjeçar gjatë ndeshjes dhe në një moment ai u pa duke imituar sulmuesin Pedro Neto.
Reprezentuesi portugez tentoi dy herë të mashtronte me një krosim nga krahu i majtë, përpara se ta tepronte me pasimin me këmbën e djathtë, gjë që dukshëm e irritoi trajnerin e ri të Chelseat.
Rosenior e rishikoi momentin dhe më pas u duk se e ironizoi ish-lojtarin e Wolves, duke imituar lëvizjet e trupit dhe kokës së tij në mënyrë komike.
Rosenior do të nisë drejtimin e seancave stërvitore të enjten dhe do ta udhëheqë Chelsean për herë të parë si trajner të shtunën, kur londinezët do të përballen me Charlton Athletic në kuadër të raundit të tretë të FA Cup./Telegrafi/

















































