Ai ështe ndarë nga Miley Cyrus qershorin e kaluar, pas tetë muajsh martese së bashku.

Por Liam Hemsworth duket se më në fund ka gjetur qetësinë pas përfundimit të divorcit të tyre.miley cyru


Një burim pranë aktorit australian, 30 vjeçar, ka thënë për E!News: “Mënyra si përfundoi lidhja e tyre nuk ka qenë e mirë dhe ai ka qenë i mërzitur gjatë gjithë kohës”.

32031584 8634171 image a 62 1597639468245 Liam Hemsworth (Foto: Getty Images/Guliver)

“Liam tani është i lumtur që ka bërë lëvzije të reja dhe që po jeton një jetë tërësisht ndryshe”, shtoi më tej burimi.

Liam dhe Miley, 27 vjeçare, u ndanë qershorin e kaluar por lajmet u konfirmuan dy muaj më vonë.

20354242 7628407 It s over Liam left and Miley right married in December but call a 6 1572441974588 Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus (Foto: Getty Images/Guliver)

Cyrus lëshoi një deklaratë përmes zëdhënësit të saj për revistën People në atë kohë.

“Liam dhe Miley kanë rënë dakord të ndahen në këtë kohë. Gjithmonë duke u zhvilluar, duke u ndryshuar si partnerë dhe individë, ata kanë vendosur që kjo është më mirë për të dy, ndërsa ata të dy përqendrohen në veten dhe karrierën”, thuhet në deklaratën e tij.

“Ata ende mbesin prindër të përkushtuar për të gjitha kafshët e tyre që ata ndajnë së bashku. Ju lutemi respektoni procesin dhe privatësinë e tyre”.

Sipas Page Six, Liam nuk e priti mirë njoftimin e ndarjes ndërsa po vizitonte familjen e tij në Australi.

32031582 8634171 image a 63 1597639478049 Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus (Foto: Getty Images/Guliver)

Liam aktualisht është duke e shijuar lidhjen me modelen Gabriella Brooks, gjersa Miley prej muajsh është në lidhje me muzikantin Cody Simpson. /Telegrafi/