Modeli i ri i pajisjes së koduar si U560 posedon ekranin me diagonale prej 15.6 inç, ndërfaqen IPS me 1080p, për shikim të shumë këndeve me ngjyra më të bukura. 


lg u560

Ekspertët thonë se modeli i ri i laptopit të LG është si alternativë e mirë për  laptopin e rivalit Apple, MacBook Pro me ndërfaqe Retina dhe madhësi të ekranit prej 15.4 inç.

Përveç tjerash, U560 do të vijë edhe me gjeneratën e tretë të procesorit Core i5 3337U ‘Ivy Bridge,’ si dhe grafikën e paketuar nga Nvidia GeForce për punë në CAD apo lojëra në 3D.

Me gjithë performancat interesante, mbetet të shihet nëse ky model i laptopit të LG’së do të arrijë të “rrëmbejë” shitjet e rivalit nga Apple. / Telegrafi /