Robert Lewandowski ka ndryshuar vendimin për tërheqjen nga kombëtarja pas largimit të përzgjedhësit të mëparshëm të Polonisë, Michal Probierz. Sulmuesi i Barcelonës ka vendosur të rikthehet në përfaqësuesen e Polonisë pas emërimit të Jan Urban si përzgjedhës, sipas raportimit të Goal.pl. Lewandowski kishte bërë një pushim nga aktiviteti ndërkombëtar pas një përplasjeje me Probierz, i cili në mënyrë të diskutueshme e hoqi nga pozita e kapitenit para ndeshjes së Polonisë kundër Finlandës në kualifikueset e fundit për Kupën e Botës. Me largimin e Probierz, Lewandowski i ka dhënë mbështetje të plotë përzgjedhësit të ri pa asnjë kusht, pavarësisht nëse do të rikthehet në rolin e kapitenit apo jo. Rikthimi i Lewandowskit shënon fundin e një përplasjeje të shkurtër, por shumë të përfolur, që kishte hedhur dyshime mbi të ardhmen e tij në kombëtare. 

Vendimi i Probierz për t’i dorëzuar shiritin e kapitenit Piotr Zielinskit në një kohë të vonë të natës çoi në vendimin e 36-vjeçarit për të vetëizoluar veten nga kombëtarja.


 Konflikti u mbyll me dorëheqjen e Probierz, duke hapur rrugën për kontaktin e Urban me lojtarin. Urban ka shprehur publikisht dëshirën për ta rikthyer Leëandoëskin, dhe tani sulmuesi thuhet se do të rikthehet menjëherë./Telegrafi/ 

telegrafi sport app