LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Vetëvendosje tregon për çka është folur në takimin e katërt me LDK-në, të hënën takimi i radhës

Lëvizja Vetëvendosje tregon për çka është folur në takimin e katërt me LDK-në, të hënën takimi i radhës

Pas përfundimit të takimit ndërmjet grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së, kjo e fundit ka treguar se për çfarë kanë diskutuar dhe kanë rënë dakord dy subjektet politike.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, LVV ka shkruar se është diskutuar për sigurinë e jashtme dhe të brendshme, për procesin e vetingut, ligjin për shqyrtimin dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, trajtimin e krimeve të luftës dhe krijimin e mekanizmave shtetërorë për dokumentim e arkivim të krimeve të luftës në Kosovë, si dhe krijimin e një organi të posaçëm për hetime me qëllim të dekriminalizimit të institucioneve shtetërore.

Përfundon takimi LDK-LVV, u bisedua për krijimin e Zyrës Shtetërore të Hetimeve
Lexo po ashtu Përfundon takimi LDK-LVV, u bisedua për krijimin e Zyrës Shtetërore të Hetimeve

“Diskutimi u zhvillua në një frymë pozitive dhe shumë konstruktive. Për shumicën e çështjeve, u gjet pajtim i përbashkët. Grupet u dakorduan për detajizim edhe të disa çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë. Takimi i radhës, do të mbahet të hënën, ku do të diskutohet për arsimin dhe shëndetësinë”, thuhet në postimin e LVV-së. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori