Lëvizja Fol ka prezantuar raportin “Shkarkimi i paligjshëm i të punësuarve në sektorin publik dhe pasojat në buxhetin e shtetit”, ku ka trajtuar në përgjithësi problematikën e largimeve të paligjshme nga marrëdhënia e punës në sektorin publik, si dhe koston e buxhetit të shtetit si pasojë e këtyre largimeve.
Sipas këtij raporti, mbi 300 mijë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit shkarkimet e paligjshme nga puna.
Në një tryezë të mbajtur sot u tha se qëllimi kryesor i raportit është tërheqja e vëmendjes së institucioneve mbi ndikimin dhe pasojat në buxhetin e shtetit si pasojë e shkarkimeve të te punësuarve në sektorin publik ku të njëjtat behën duke mos i respektuar dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Albana Hasani, autore e raportit dhe hulumtuese në Lëvizjen Fol tha se vetëm për tre vite në këtë institucion janë parashtruar 128 ankesa nga shërbyes civilë ndaj vendimeve me ndërprerje të punës.
“Sa i përket të dhënave të pranuara nga Këshilli i pavarur mbikëqyrës gjatë vitit 2019 – tetor 2021, gjatë periudhës gati 3 vjeçare në këtë institucion janë parashtruar gjithsej 128 ankesa nga shërbyes civilë ndaj vendimeve me ndërprerje së punës të institucioneve shtetërore. 69 prej këtyre ankesave ishin parashtruar ndaj vendimeve të Administratës Qendrore, përkatësisht 54 për qind, ndërsa pjesa tjetër prej 54 ankesave, përkatësisht 46 për qind ishin parashtruar ndaj vendimeve të administratës lokale”, tha Hasani.
Ajo po ashtu tha që nga tetori i vitit 2020 deri në tetor të vitit 2021, prej 40 ankesave për ndërprerje të marrëdhënies se punës të shërbyesve civil, 11 janë aprovuar, 3 janë hedhur poshtë, 22 janë refuzuar, 3 janë shpallur jo kompetente, 1 është kthyer ne rishqyrtim.
“Nga tetori i vitit 2020 deri ne tetor të vitit 2021, Këshilli ka vendosur 40 ankesa për ndërprerje të marrëdhënies të punës të shërbyesve civilë, prej të cilave 11 janë aprovuar, 3 janë hedhur poshtë, 22 janë refuzuar, 3 janë shpallur jo kompetente, ndërsa 1 është kthyer në rishqyrtim”, tha ajo.
Ajo bëri të ditur se gjatë periudhës janar – tetor 2021, nga Gjykatat e Republikës së Kosovës janë sjellë gjithsej 178 vendime për konteste pune.
Ndërsa sa i përket kostos së vendimeve te humbura nga buxheti i shtetit në lidhje me vendimet gjyqësore për ndërprerje të marrëdhënies së punës të sjella gjatë periudhës dhjetëmujore, janar 2021 – tetor 2021, nga institucionet publike ka tejkaluar shumën mbi 300 mijë euro
“Sa i përket kostos së këtyre vendimeve shuma e humbur nga buxheti i shtetit në lidhje me vendimet gjyqësore për ndërprerje të marrëdhënies së punës të sjella gjatë periudhës dhjetëmujore, janar 2021-tetor 2021, nga institucionet publike ka tejkaluar shumën mbi 300 mijë euro. Pra kjo nënkupton se më shumë se 300 mijë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit shkarkimet e paligjshme nga puna në institucionet publike si dhe vendimet e tjera në lidhje me punën të cilat kanë qenë të pabazuara në dispozita ligjore”, tha ajo.
Ndërsa ishte Komuna e Drenasit me më së shumti konteste të humbura gjatë asaj periudhe.
“Në anën tjetër 50 persona i kanë humbur kontestet e tyre të iniciuara me padi ndaj institucioneve publike në gjykatat e Republikës së Kosovës gjatë këtij dhjetëmujori. Kjo ka rezultuar në më shumë se 120 mijë euro të fituara nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Institucionet që kishin humbur më së shumti kontestin gjatë kësaj periudhe dhjetëmujore, ishte Komuna e Drenasit me 65 konteste të humbura, Agjencioni për Arsim dhe Aftësim profesional me 13 konteste të humbura, si dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë me 11 konteste të humbura”, theksoi ajo.
Ndërkaq ndër institucionet me më së shumti konteste të fituara ishte Ministria e Punëve të Brendshme, me 16 konteste te fituara.
“Ndër institucionet me më së shumti konteste të fituara gjatë kësaj periudhe ishte Ministria e Punëve të Brendshme me 16 konteste të fituara, Komuna e Gllogocit me 14 konteste të fituara si dhe Policia e Kosovës me 9 konteste te fituara”, u shpreh ajo. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës