Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë përparime të dukshme në rritjen e transparencës, veçanërisht në publikimin e vendimeve, ndërsa kjo çështje vazhdon të mbetet një sfidë për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Këto vlerësime janë dhënë në projektin tre vjeçar me temë “Ngritja e Transparencës dhe Integritetit në Sektorin e Drejtësisë në Kosovë” të prezantuar sot nga Lëvizja Fol në konferencën përmbyllëse të projektit.


Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli Nimani theksoi se projekti i tyre ka ndikuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Është rritur qasja në drejtësi për qytetarët me fokus të veçantë tek të rinjtë përmes hartimit dhe shpërndarjes së një udhëzuesi praktikë mbi të drejta ligjore dhe procedurat gjyqësore...Projekti kontribuoj në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies duke nxitur publikim e vendimeve disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve në faqet zyrtare të institucionet përkatës me qëllim forcimin e besimit dhe mbikëqyrjes publike. Vlen të theksohet se tek KPK ende kemi ngecje në këtë drejtim”, tha ajo.

Menaxherja e projektit, Burbuqe Kastrati u shpreh se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shënuar përparim në aspektin e publikimit të vendimeve, por kjo rrugë nuk është ndjekur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Kastrati tha se gjatë vitit 2024 qytetarët kanë parashtruar 124 ankesa disiplinore ndaj gjyqtarëve, 94% apo 117 janë refuzuar, ndërsa janë iniciuar vetëm 9 kërkesa për hetim disiplinor.

“Nëse bëjmë një analizim të gjeturave të raportit të viti 2023 do të kemi që KGJK kemi vërejtur përmirësimin për sa i përket publikimeve sistematike të vendimeve, informacion të qarta në zbatimin e tyre, por tek KPK kemi hasur që vazhdon t’i ketë problem sa i përket kësaj performance. Sa i përket KGJK gjetjet e viti 2024, tregojnë se sfidat e identifikuara në vitit 2023 vazhdojnë të jene të njëjtën formë. Publikim i agjendave shpesh është i vonuar, respektimi i gjithë zyrtare mbetet problematik dhe numri i vendimeve të publikuar sa i përket rasteve disiplinore të prokurove mbetet i ulët. Kjo krijon hendek të vazhdueshëm në mes të vendimmarrjes funksionale dhe njëashtu informimit të publikut.. 07’14 Fol ka rekomanduar që është e rëndësishme që KPK të angazhohet më shumë në publikimin e vendimeve duke marr rast edhe vendimet disiplinore ndaj prokurorëve. E njëjta gjë ka vlejtur edhe për KGJK meqenëse ky Këshill publikon vetëm vendimet që merren për gjyqtarët por jo edhe raportet në tërësi”, theksoi ai.

Zëvendës-kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku tha se sistemi gjyqësor ka ndërtuar standarde me qëllim të rritjes së transparencës dhe besimit të qytetarëve në drejtësi.

“Këto kanë bërë me qëllim që të garantohet një qasje e barabartë në drejtësi për të rritur besimin e publikut dhe për të forcuar përgjegjësinë në të gjitha nivelet e gjyqësorit. Me qëllim të transparencës dhe llogaridhënies KGJK mban takimet online përmes platformës zyrtare ku të gjitha vendimet janë publike përveç ato çështje disiplinore....13’24 Në fillim të këtij viti këshilli ka miratuar udhëzimin administrativ për publikimin e vendimeve gjyqësore përmes së cilit gjykata publikojnë në kohë reale të gjitha vendimet gjyqësore më përjashtim të disa çështjeve penale”, tha ajo.

Anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Visar Krasniqi tregoi se kanë miratuar strategjinë dhe planin e veprimit për vitin 2025-2027 i cili parasheh hapat për rritjen e transaprencës dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial.

Duke iu referuar të dhënave të vitit të kaluar ku në Agjencisë për Informim dhe Privatësi 80% e kërkesave ndërlidhen me qasjen në dokumente publike, Krasniqi tha se ky është sinjal se objektivat duhet të ndryshohen.

“Tek pjesa kur flitet për transparencën kemi paraparë që dy objektiva kryesore fuqizimin e mekanizmave përgjegjës për përditësimin e web portalit me dokumente e të nevojshëm ju e dini që kemi lansuar web portalin e ri dhe çdo ditë po përditësohet ky portal me të dhëna të reja, sigurisht nuk jemi të kënaqur, por po punojmë shumë që të avancojmë këtë portal....Ngritja e një njësie të re apo përmirësimi i njësisë aktuale të dedikuar për transparencë brenda sistemit prokurorial për të publikuar në kohë reale kërkesat për qasje në dokumente publike, po ashtu kemi paraparë zhvillimin e sistemit aktual të transparencës në web portal që të paraqesim statistika reale dhe në kohë. Po ashtu, tek llogaridhënia kemi paraparë forcimin e sistemit për vlerësim të performancës dhe disiplinimit të kontrollit” u shpreh ai.

“Ngritja e Transparencës dhe Integritetit në Sektorin e Drejtësisë në Kosovë” i realizuar nga Lëvizja Fol, ndërsa është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. /KP/