Lëvizja Besa: U vërtetua se LSDM dhe OBRM-PDUKM nuk mund të vendosin për një sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional
Nëpërmjet një njoftimi të Lëvizjes Besa thuhet se “të shqetësimet tona që i kemi paraqitur në opinionin publik rreth takimit të liderëve dhe problemeve në sferën juridike që ballafaqohet shteti u dëshmuan të sakta”.
“Jemi dëshmitarë edhe të një takimi të dështuar mes kryetarëve të dy partive më të mëdha maqedonase, LSDM dhe OBRM-PDUKM. Ashtu si e kemi cekur edhe më herët është krejtësisht e pa pranueshme që dy palë të përfshira në formë të drejtpërdrejtë apo indirekte me proceset gjyqësore apo të prokurorisë publike dhe speciale, të njëjtat të mund të negociojnë edhe për të ardhmen e këtyre institucioneve kaq të rëndësishme të vendit”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se janë vërtetuar konstatimet e tyre se as LSDM as OBRM-PDUKM si përfaqësues politik edhe, siç thonë nga kjo parti, të BDI-së, nuk mund të vendosin për një sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional pasi që të dyja palët bashkë me emëruesin e tyre të përbashkët BDI janë aktorë të cilët duan të ikin drejtësisë.
“Është e pa pranueshme që për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës të negociojnë pikërisht ata të cilët i ikin drejtësisë apo mundohen të gjejnë zbrazëtira për të shpëtuar nga përndjekja për krimet e bëra. Takimi i liderëve mes LSDM dhe OBRM-PDUKM nuk mund të jetë takim që do funksionalizojë shtetin e së drejtës dhe do sjellë drejtësinë në këtë vend, pasi që ata primare kanë se si të mbrojnë interesat e tyre partiake apo kuadrot e korruptuara në të dyja palët përfshirë këtu edhe partnerin e tyre në krim BDI-në”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.
Ata kërkojnë që të pranohet kërkesa e Lëvizjes Besa për një Komision Shtetëror i përbërë nga ekspertë, në të cilin do marrin pjesë me të drejtë vendimmarrje edhe SHBA dhe BE.
“Detyra e këtij komisioni duhet të jetë profesionalizimi i prokurorisë publike, gjykatave, si dhe funksionalizimi i tyre për të garantuar vendosjen e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës. Njëkohësish ky Komision Shtetëror duhet të bëjë edhe procesin e “VETTING”-ut, proces pa të cilin Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do mund të dalë nga tranzicioni që na ka kapluar që nga pavarësia e vendit e deri më sot”, thuhet në kumtesën e kësaj partie opozitare duke bërë apel të mos mbajnë peng ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë