LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Mbështetje për ambasadorin Baily

Lëvizja Besa: Mbështetje për ambasadorin Baily

Në një letër mbështetje nga Lëvizja Besa për ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, drejtuar Telegrafi Maqedoni, në mes tjerash thuhet, se ata si parti e mbështesin ambasadorin Jess Baily.

”Pas reagimit jodiplomatik dhe të palogjikshëm të disa qarqeve politike dhe mediale në Maqedoni kundër punës së ambasadorit të SHBA-ve në Shkup, Jess Baily, Lëvizja Besa i bashkohet komunitetit të arsyes dhe logjikës në Maqedoni, duke i dhënë mbështetje të plotë ambasadorit Baily.”


”Besa konsideron se ambasadori Baily në asnjë rast nuk i ka tejkaluar kompetencat e tij prej diplomati, ndërsa gjatë gjithë kohës ka qenë i përkushtuar në avancimin e demokracisë në vend. Për këtë arsye Besa gjen rastin që ta falënderojë ambasadorin Baily dhe, në përgjithësi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e ofruar ndaj Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj euro-atlantike.” thuhet në letrën mbështetëse të Lëvizjes Besa për ambasadorin Baily. /Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Ne kërkojmë qëndrim zyrtar nga Donald Trump
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Ne kërkojmë qëndrim zyrtar nga Donald Trump