LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa kërkon që BDI të tregoj ku i merr paratë e koncertit

Lëvizja Besa kërkon që BDI të tregoj ku i merr paratë e koncertit

Partia opozitare Lëvizja Besa, ka reaguar në lidhje me koncertin të cilin e organizon BDI për 20 vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Nga Lëvizja Besa kërkojnë që BDI të tregojë se ku i merr paratë për të organizuar këtë koncert me këngëtarët më të njohur të estradës shqiptare.


“Partia shqiptare e cila do të festoj 20 vjetorin e themelimit me një mega koncert me këngëtarë të estradës shqiptare, do t’i kushtoj me mijëra euro. Obligimi i tyre si subjekt politik është të tregojnë se me çfarë parash do t’i paguajnë këngëtarët në këtë krizë globale me çmime statosferike. BDI të bëj transparente të gjitha detajet për këtë mega koncert mijëra eurosh”.

“Ky subjekt politik në vend që parat e tyre t’i destinojë në zbutjen e krizës së qytetarëve, ata po i shfrytëzojnë për aheng, duke e ditur se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë para as për një thes miell. Lëvizja BESA kërkon urgjentisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe rrëzimin e kësaj qeverie që për synim ka vetëm krimin, korrupsionin dhe pasurimin e disa individëve në kurriz të qytetarëve”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Ndryshe, më 4 qershor BDI në shesin e Tetovës do të organizojë koncert me këngëtarët më të njohur shqiptar, koncert ky i cili integristëve do t’u kushtojë mbi 100 mijë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori