LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa fillon festën në Tetovë

Lëvizja Besa fillon festën në Tetovë

Partia Lëvizja Besa e ka nisur festën në qytetin e Tetovës, duke festuar fitoren e kandidatit të tyre Bilall Kasami.

Sipas të dhënave të fundit nga KSHZ, me 32.48 përqind të votave të numëruara.


Teuta Arifi ka marrë 4.573 vota

Bilall Kasami ka marrë 6.862 vota.

Teuta Arifi e pranon humbjen në Tetovë: Uroj sukses për udhëheqësinë e re të komunës
Lexo po ashtu Teuta Arifi e pranon humbjen në Tetovë: Uroj sukses për udhëheqësinë e re të komunës

Ndërsa siç tha sekretari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, më herët në konferencë, fitorja e Bilall Kasamit ndaj Teuta Arifit, është me 5.500 vota.

Ndryshe, edhe kryetarja e deritanishme e Tetovës, Teuta Arifi, më herët në konferecë për shtyp e pranoi humbjen dhe i uroi sukses udhëheqësisë së re në Komunën e Tetovës./Telegrafi/