LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa dhe LR-PDSH kundër zgjedhjeve të reja

Lëvizja Besa dhe LR-PDSH kundër zgjedhjeve të reja

Dy nga partitë të cilat kanë nënshkruar platformën e përbashkët shqiptare, janë shprehur kundër zgjedhjeve të reja. Ata mendojnë se zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje e problemeve aktuale në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ziadin Sela është i mendimit se zgjedhjet të parakohshme nuk do të ishin zgjidhje e problemeve, por do të thellonin edhe më tepër krizën.


““Në qoftë se dikush dëshiron ta qoj vendin në zgjedhje të parakohshme në mënyrë që përsëri temat që i tangojnë shqiptarët të ngelin në plan të dytë dhe mos të realizohen. Ne do të duhet të dalim qartë në opinion dhe të ju themi se ne do ti bojkotojmë ato zgjedhje, dhe se ne do të kemi kapacitetet tona për të ndërtuar institucionet tona këtu”, deklaroi Sela.

Edhe Lëvizja Besa me mendim të ngjashëm rreth kësaj çështje. Ata thonë se zgjedhje më e mirë do të ishte formimi i një qeverie stabile politike.

“Ndonëse Lëvizja Besa, apo interesi i Lëvizjes Besa është që të ketë zgjedhje sa më parë, për arsye se elektorati, apo atmosfera aktuale politike tregon se Besa do të ishte fituese e sigurt e atyre zgjedhjeve, megjithatë duke qenë edhe në frymë të apelit të Komisionit Evropian, vlerësojmë se përsëritja e zgjedhjeve nuk është zgjidhja më e mirë e krizës aktuale politike”, Faton Fazliu nga Lëvizja Besa./Telegrafi/