LAJMI I FUNDIT:

Levada Center: Varfëria, rritja e papunësisë dhe korrupsioni – problemet kryesore me të cilat po përballet Rusia

Levada Center: Varfëria, rritja e papunësisë dhe korrupsioni – problemet kryesore me të cilat po përballet Rusia

Varfëria, rritja e papunësisë dhe korrupsionit janë problemet kryesore me të cilat po përballet shoqëria ruse.

Kështu thuhet në raportin “Problemet e shoqërisë“, prezantuar nga Instituti i pavarur rus i Hulumtimeve “Levada Center”.

“58 për qind e rusëve e konsiderojnë rritjen e çmimit si problemin kryesor të shoqërisë. 40 për qind flasin për varfërinë, kurse 39 për qind e qytetarëve tregojnë se ka korrupsion dhe ryshfet. Rritja e papunësisë është 36 për qind dhe formimi i shtresave është 26 për qind”, thuhet në raport.


Sipas institutit, rritja e çmimeve vazhdon të mbetet problemi kryesor socio-ekonomik.

“Në vitin 2018, 72 për qind e të anketuarve konsideruan se rritja e çmimeve ishte një nga problemet kryesore. Numri i atyre që e konsiderojnë varfërinë si një nga problemet kryesore gjithashtu është ulur. Sidoqoftë, rritja e çmimeve vazhdon të mbetet problemi kryesor socio-ekonomik”, njofton instituti.

Rusët thonë se, korrupsioni mbetet problemi më i theksuar brenda Kremlinit.

“Korrupsioni në sytë e rusëve është rritur që nga viti 2015 që ishte 24 për qind dhe është rritur në 40 për qind. 14 për qind e respondetëve tregojnë se zyrtarët rusë tregojnë a arbitraritet. 12 për qind e rusëve e konsiderojnë të dobët pushtetin, kurse 7 për qind e konsiderojnë problem udhëheqjen në zgjidhjen e çështjeve të vendit”, tregohet në raport.

Po ashtu, nga një hulumtim që ishte bërë më herët po nga ky institut, mbi 70 për qind e rusëve thonë se gjendja e tyre ekonomike do të jetë e vështirë gjatë vitit 2021.

“73 për qind e rusëve janë përgjigjur se gjendja ekonomike për vitin 2021 do të jetë e tensionuar, kurse 17 prej tyre thonë se do të jetë e qetë. 10 për qind nuk e dinë se si do të jetë”, thuhej në hulumtim.

Nga llogaritjet e viteve të kaluara, gjithnjë e më shumë rusë thonë se gjendja e tyre po përkeqësohet.

Në vitin 2016, mbi 80 për qind e rusëve ishin përgjigjur se gjendja ekonomike në vend po tensionohet. Kjo gjendje e tyre, po vjen nga fakti se pas aneksimit të Krimesë, vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë. /Telegrafi/