LAJMI I FUNDIT:

Leutrim Gërvalla, djaloshi i verbër nga Deçani që impresionoi jurinë e “Albanian Star” (Video)

Leutrim Gërvalla, djaloshi i verbër nga Deçani që impresionoi jurinë e “Albanian Star” (Video)

Spektakli “Abanian Star” po vazhdon të kërkojë talente të reja, të cilat pritet të trajnohen në një spektakël garues, ku do të këndohet vetëm shqip.

Në fazën e parë të konkurrimit janë prezantuar shumë konkurrentë, gjersa në puntatën e funditi shte radha e një konkurrenti tjetër shumë të veçantë, shkruan Telegrafi.

Bëhet fjalë për Leutrim Gërvallën nga Deçani, djaloshit të cilit jeta mund të mos i ketë dhënë shikimin, por i ka dhënë talentin në muzikë.


Momente nga performanca e Leutrim Gërvallës në spektaklin e talenteve “Albanian Star”

Ai performoi para anëtarëve të jurisë një kolazh këngësh popullore në mënyrë korrekte, gjersa edhe për këtë mori vlerësimin e duhur.

Shumë nga anëtarët e jurisë o dhanë një “Po” për në fazën e ardhshme duke mos dashur të komentojnë më shumë mbi interpretimin, pasi gjithçka sipas tyre ishte korrekt.

Juria e “Albanian Star” ngel e mahntiur nga interpretimi i Leutrimit

Ndërsa, Elizabeta Qarri, njëra nga anëtaret e jurisë vendosi të flasë, duke kujtuar se ajo dhe Leutrimi janë takuar edhe më parë në një spektakël të këtij lloji, atëherë kur Leutrimi ishte i vogël dhe e quante “teta Elizabeta”.

Në atë kohë, Gërvalla kishte pasur mjaft sukses duke arritur deri në gjysmëfinale, teksa të njëjtën gjë e bëri edhe sot, duke arritur të marrë të gjitha përshtypjet e mira nga anëtarët e tjerë të jurisë, dhe konfirmimin që kalon në fazën tjetër.

Shfaqja në fjalë ka emocionuar në masë të madhe edhe telespektatorët. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=PSsw9B_Yqeg

Në trend Magazina

Më shumë
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina
Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse?

Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse?

Magazina
Kalo në kategori