Ky është momenti tmerrues kur një leopard u përplas në një dritare derisa u përpoq ta sulmonte një foshnje shtatëmuajshe brenda një shtëpize safari në Angli.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fëmija i quajtur Otto, u filmua duke shikuar nga një dritare e madhe e kabinës Cheetah Safari që gjendet në West Midlands Safari Park në Bewdley, Worcestershire.


Në pamjet, Otto duket se dallon diçka në errësirën e pikut derisa shikon nga dritarja.

Pak çaste më vonë, një leopard hidhet papritur – por pengohet nga xhami në dhomë.

Pamjet e marra më 29 janar, tregojnë Otto-n me sa duket të patrazuar teksa vazhdon ta shikojë leopardin. /Telegrafi/