Siç shkruan Koha Jonë, të pakta janë ato që i kanë rezistuar ndërhyrjeve kirurgjike për të rritur gjoksin, fryrë buzët, rregulluar hundën e operacione të tjera.

Por, derisa lista e bukurosheve që kanë bërë ndërhyrje plastike është e gjatë, në këtë listë nuk gjendet këngëtarja Leonora Jakupi.


avni

Me kalimin e viteve, ajo e ka ndryshuar stilin e të kënduarit dhe të veshurit, mirëpo nuk e ka ndryshuar imazhin e krijuar ndër vite – atë të një vajze të bukur dhe natyrale.

Prandaj, me të drejtë është quajtur si njëra nga këngëtaret më të bukura shqiptare, duke lënë pas vetes emra të tjerë që kanë shumë vite më pak se ajo. /Telegrafi/