Peshëngritësja nga Kosova që jeton në Britaninë e Madhe, Leonora Brajshori, do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian të peshëngritjes, që sot fillon në Bukuresht të Rumanisë.

Leonora muajin e kaluar fitoi të drejtën për të garuar për Kosovën. Garat në kategorinë në të cilën merr pjesë ajo (53 kg), zhvillohen nesër (e martë).


29570282 1961525963919433 560339048034451115 n Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook

Leonora bëhet femra e parë që prezanton peshëngritjen e Kosovës në një garë të tillë.

Pjesë e Kampionatit do të jetë edhe Arbnor Krasniqi, i cili vendin tonë do ta përfaqësojë më 29 mars në kategorinë 85 kg.

I urojmë suksese Arbnorit dhe Leonorës. /KOK/

29542724 1961525970586099 5993960226444010324 n Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook

telegrafi sport app