LAJMI I FUNDIT:

Leonardo DiCaprio vazhdon udhëtimin e tij me jaht, fotografohet me një tjetër bukuroshe në kuvertë

Leonardo DiCaprio vazhdon udhëtimin e tij me jaht, fotografohet me një tjetër bukuroshe në kuvertë

Leonardo DiCaprio ka shijuar një shëtitje verore në të gjithë Evropën me një grup miqsh këtë verë.

Aktori 48 vjeçar, u pa duke mbërritur me varkë në Ibiza të dielën me miqtë e tij, përfshirë bukuroshen Arabella Chi të spektaklit “Love Island”.

Bukuroshja shfaqi figurën e saj trupore e veshur me bikini ngjyrë floriri teksa merrte rreze dielli, shkruan DailyMail.


Kjo paraqitje vjen pasi thashethemet për romancën e aktorit fitues të çmimit “Oscar” me modelen Neelam Gill përfunduan pasi ata u panë së bashku.

Leonardo DiCaprio fotografohet sërish me bukuroshen Neelam Gill në jahtin super luksoz brigjeve të Italisë
Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio fotografohet sërish me bukuroshen Neelam Gill në jahtin super luksoz brigjeve të Italisë

Ylli i Hollywoodit kishte veshur një këmishë të bardhë, pantallona të shkurtra të hirta dhe u përpoq të mbronte pamjen e tij me një kapele bejsbolli në ngjyrë të zezë.

Leonardos, i cili ka shijuar një pushim të nevojshëm në Detin Mesdhe me miqtë, iu bashkua një shoqe e veshur me bikini.

Ajo kishte veshur bikini të vogla nën një kordon të bardhë magjepsës dhe e mbuloi identifikimin e saj me një palë syze dielli.

Leonardo u fotografua duke u kthyer në skafin e tij me shokë të tjerë dhe u ul i qetë ndërsa priste që të tjerët të hipnin.

Kjo vjen pasi ai mbërriti në një plazh me Tobey Maguire në Ibiza me skaf me një grup shokësh duke përfshirë një vogëlushe të veshur me bikini të premten.

Modelja 28-vjeçare iu dha fund thashethemeve për romancë në korrik, duke u thënë ndjekësve në Instagram: “Thjesht për të qartësuar çdo thashethem… Unë nuk jam ‘flaka’ e re e Leonardo DiCaprios”.

“Në fakt, unë jam në një marrëdhënie të përkushtuar me mikun e tij të mirë dhe kam qenë prej shumë muajsh”.

“Arsyeja e vetme që ne jemi fotografuar në të njëjtën afërsi është sepse kam qenë atje me partnerin tim. Shpresoj që kjo të qartësojë të gjitha historitë e rreme”, shkroi ajo në njoftimin e saj.

Një burim i tha DailyMail se Neelam po takohet me mikun më të mirë të Leos dhe konfirmoi: “Ata nuk janë bashkë dhe nuk kanë qenë kurrë”.

Së bashku me Neelam, aktori i “Inception” së fundmi është parë i afërt edhe me modelen dhe nikoqiren e “Love Island”, Maya Jama, gjithashtu 28-vjeçare.

Dyshja u lidhën për herë të parë në fillim të këtij viti në shkurt. Në prill, një burim i tha The Sun se aktori dhe bukuroshja “janë në kontakt të rregullt dhe kanë qenë në një sërë takimesh”.

“Ata të dy kanë dalë së fundmi nga marrëdhëniet afatgjata, kështu që asnjëri prej tyre nuk po nxiton për asgjë – ata po argëtohen dhe po shohin se si shkon”.

“Ata jetojnë në vende të ndryshme dhe Maya ka pasur një marrëdhënie në distancë më parë dhe e di se është e vështirë, kështu që ata po i marrin gjërat çdo ditë. Megjithatë, Leo sigurisht që e ka tërhequr atë; atij i pëlqen të kalojë kohë me të”, shtoi burimi.

Në të njëjtin muaj, Maya hyri në Instagramin e saj për t’iu përgjigjur thashethemeve të romancës dhe deklaroi, për Page Six: “Kam qenë duke u kujdesur për punët e mia dhe me pushime dhe thash se nuk do t’i përgjigjem/i kushtoja më vëmendje asnjë prej historive pa kuptim, por ju duhet të ndaloni tani”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Magazina
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Momenti i arratisjes nga BBVA, Gjesti e thotë sërish: Jam shumë keq, por nuk dua të dorëzohem

Momenti i arratisjes nga BBVA, Gjesti e thotë sërish: Jam shumë keq, por nuk dua të dorëzohem

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Kalo në kategori