Leonardo DiCaprio dukej sportiv ndërsa shijoi një udhëtim me varkë me një grup miqsh në St. Tropez, Francë të premten.

Aktori, 48 vjeç, mbërriti me varkë në restorantin e mrekullueshëm “Club 55” në qytet për drekë, shkruan DailyMail.


Kjo paraqitje e tij vjen disa orë pasi Leo festoi ditëlindjen me dy bukuroshet e zjarrta, Maya Jama dhe Neelam Gill, të dyja 28 vjeçe, në Londër të enjten në mbrëmje.

le1 1

Ylli i filmave zgjodhi një pamje të thjeshtë, i veshur me një bluzë të bardhë dhe një palë pantallona të shkurtra ngjyrë bezhë ndërsa po shkonte drejt varkës.

Aktori i filmit “Inception” u përpoq të mbante një profil të ulët, pasi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli së bashku me një maskë blu për fytyrën.

le2 1

Duke mbajtur një çantë të zezë në supe, Leonardo kompletoi pamjen e tij për daljen me një palë atlete të bardha.

Kjo paraqitje e aktorit vjen në vazhdën e një sërë raportimesh për lidhjet e tij të shkurtra me vajza të ndryshme. /Telegrafi/

le3 1

le4 1

le5 1

le6 1

le7 1

le8 1

le9