Leo Messi dhe e gjithë Argjentina kanë shpresa të mëdha për këtë Kampionat Botëror që mbahet në Katar.

Albicelestet po vijnë nga një seri e shkëlqyer rezultatesh pozitive dhe në formë të lartë, ku grupi i tyre i lojtarëve konsiderohet shumë i fortë.


Kjo është arsyeja pse Leo Messi, në një prononcim për gazetën ‘Olé’, ka qenë i emocionuar për ngjarjen e Kupës së Botës që do të nisë.

Ai e di që Argjentina është një nga favoritët, por i mban me këmbë në tokë të gjithë.

messi argjentinas

"Jemi shumë të emocionuar. Po kalojmë një moment të madh, por një Botëror është shumë i vështirë. Çdo detaj mund të të lërë jashtë çdo loje”.

“Nuk fiton gjithmonë logjika, nga ndeshja e parë në të fundit duhet të kalojmë në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin intensitet dhe përqendrim”.

Me ekipe si Franca, Brazili, Holanda, Belgjika, Spanja... Leo Messi e di se duhet shumë punë për të fituar Kupën e Botës dhe duhet të mposhtësh më të mirët.

messi argjentina 1

"Ne do të luftojmë për Kupën e Botës, por nuk do të fitojmë pa luajtur. Duhet të mendohet për ndeshjen e parë, të fillojë me fitore. Ky grup është i përgatitur për kohë të vështira, nga aty vjen”, ka thënë Messi.

Argjentina është në grup me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë. /Telegrafi/

telegrafi sport app