LAJMI I FUNDIT:

Lenovo zyrtarizon tabletin ThinkPad 8

Lenovo zyrtarizon tabletin ThinkPad 8

Ndërsa panairi i madh i teknlogjisë, Consumers Electronics Show 2014 është afër hapjes në Las Vegas, prodhuesi kinez Lenovo ka prezantuar një numër të madh të produkteve të reja, duke përfshirë edhe tabletin e bazuar në Windows 8.1, të cilin e ka quajtur Lenovo ThinkPad 8.

Pajisja e re mobile e Lenovo’së mund të përdoret si tablet, mirëpo njëkohësisht mund të shndërrohet edhe në kompjuter personal, nëse lidhet me një tastierë të jashtme.

Lenovo ThinkPad 8 posedon ekranin me diagonalen prej 8.3-inç në FHD dhe rezolucionin prej 1900 x 1200 pikselëve me ekranin multi-touch. Tableti gjithashtu vjen me paketën e Microsoft Office të instaluar në pajisje.

Në anën tjetër, tableti i ri i Lenovo’së mbështetet në procesorin quad-core Intel Bay Trail me 2.4GHz, 2GB LPDDR3 RAM dhe grafikat Intel HD. Në anën e pasme, tableti ka edhe kamerën me 8MP, ndërsa përpara është edhe kamera me 2MP për thirrje me Skype dhe aplikacione tjera.


Lidhja me rrjet në tablet mund të bëhet me WiFi apo 3G/4G, ndërsa pajisja ofron edhe 128GB memorie të brendshme, microUSB 3.0, teknologjinë Miracast dhe baterinë e cila mundëson deri në 8 orë pune t ëpandërprerë dhe portin për microHDMI.

Çmimi hyrës për këtë tablet fillon prej 399 dollarë, ndërsa modeli më i avancuar i këtij tableti shkon deri në 429 dollarë. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Kalo në kategori