Ish-vokalistja e grupit “Eurythmics”, e cila qe një kohë të gjatë është pjesë e fushatave për ta ngritur vetëdijen për rrezikun nga HIV/AIDS-i në Afrikë, është shprehur shumë e pakënaqur me udhëheqësin e katolikëve, i cili është shprehur kundër përdorimit të kondomëve në Angola, gjë që sipas saj mund ta shtojë rrezikun për përhapjen e sëmundjes.

“Nëse ka ekzistuar ndonjëherë një shembull për papërgjegjësi, është pikërisht veprimi i Papës, i cili shkon në Angola ku njerëzit po vdesin nga seksi i pambrojtur dhe u thotë atyre se kondomët mund ta përkeqësojnë epideminë e AIDS-it”, është shprehur Lennox.